Vjosa Duraj – prizreni-web
Loading...

Vjosa Duraj

Vjosa Duraj, e lindur më 2 gusht 1990 në Prizren, ka përfunduar shkollimin fillor në “Pjetër Mazrreku” në Mazrrek, atë të mesëm në “Gjon Buzuku” Gjonaj, ndërsa studimet universitare dhe master në Universitetin “Ukshin Hoti” në Fakultetin Ekonomik, drejtimet Administrim Biznesi–Kontabilitet dhe Kontabilitet & Auditim. Gjatë dhe pas studimeve është angazhuar në fusha që lidhen me profesionin, duke ndërtuar përvojë në administrim, kontabilitet dhe menaxhim. Ka kryer praktikë shtatë mujore në Postën dhe Telekomin e Kosovës, ka punuar si kontabiliste në “Allten Sundo” dhe si menaxhere në “Restoran Shpija e Kaltër”, duke kombinuar aftësitë financiare me përvojën menaxheriale. Vlerëson punën në ekip dhe synon gjithmonë të japë më të mirën në çdo angazhim profesional.