Sara Gërmizaj Tërpuni
Sara Gërmizaj Tërpuni, e lindur më 6 gusht 1993 në Prizren, ka përfunduar studimet bachelor në Menaxhment dhe Ekonomiks në Kolegjin Biznesi dhe master në Marketing dhe Menaxhim Biznesi në Kolegjin AAB në Prishtinë. Ka punuar për tre vite si inspektore e ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit, duke mbikëqyrur dokumentacionin teknik dhe zbatimin e rregulloreve komunale, si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe institucionet publike. Përveç kësaj, ka qenë trajnere në Akademinë e Liderëve të Rinj në Prizren dhe në IAS Consulting, ku ka ofruar mentorim dhe trajnime praktike në fushën e lidershipit, kontabilitetit dhe tatimeve. Aftësitë e saj kryesore përfshijnë menaxhim, organizim, administratë publike dhe ligjore, kontabilitet, tatime dhe komunikim profesional në punë ekipore.
