Qemal Krasniqi
Qemal Krasniqi, i lindur më 10 shkurt 1970 në fshatin Medvec të Prizrenit, është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ka përfunduar studimet Bachelor në Edukimin Fillor dhe ka punuar 16 vite si mësimdhënës, ndërsa që nga viti 2002 udhëheq biznesin e tij privat. Aktiv në Lidhjen Demokratike të Kosovës që nga vitet ’90, ka mbajtur pozita të ndryshme udhëheqëse brenda partisë dhe që nga viti 2009 është zgjedhur katër mandate rresht anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit, ku tani kandidon për mandatin e pestë.
