Pjetër Gruda – prizreni-web
Loading...

Pjetër Gruda

Pjetër Gruda lindi më 19 qershor 1989 në fshatin Sallagrazhdë. Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa në vitin 2005 u zhvendos me familje në Prizren. Ai ka përfunduar Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni” në drejtimin Farmaci dhe ka studiuar Shkenca Politike (bachelor) me mesatare 8.4. Aktualisht ndjek studimet master në Shkenca Politike në UBT, në bashkëpunim me Universitetin e Varshavës. Pjetri ka fituar përvojë në menaxhim dhe komunikim publik përmes angazhimit në biznesin familjar dhe si aktivist në OJQ e jetën shoqërore të Prizrenit. Prej janarit 2023 është pjesë e Kryesisë së Degës së LDK-së në Prizren dhe në zgjedhjet komunale 2025 kandidon për Asamblenë Komunale, me synim forcimin e jetës publike dhe përfaqësimin e qytetarëve.