Nexhmedin Kastrati
Nexhmedin Kastrati, i lindur më 25 maj 1971 në fshatin Zatriq, ka mbi dy dekada përvojë në fushën ushtarake, të sigurisë dhe atë publike. Pas përfundimit të shkollimit ushtarak në Sarajevë dhe Zenicë, si dhe specializimeve me partnerë amerikanë, ai iu bashkua UÇK-së në maj të vitit 1998, ku mbajti pozita të larta komanduese, përfshirë komandant i Brigadës 123 Therandë, shef i shtabit të Zonës Operative të Pashtrikut dhe komandant i Operacionit “Shigjeta”. Pas luftës, ka shërbyer në ShPK (1999–2004), më pas si zëvendësministër (2013–2016), ndërsa aktualisht është i angazhuar në biznesin e hotelerisë dhe turizmit. Është diplomuar në Fakultetin Juridik Ndërkombëtar dhe flet rrjedhshëm serbokroatisht dhe anglisht.
