Nderim Kadriaj – prizreni-web
Loading...

Nderim Kadriaj

Nderim Kadriaj është njëri ndër kuadrot e rinj dhe të përkushtuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përvojë politike e organizative. Ka shërbyer si Nënkryetar i parë i Forumit Rinor të LDK-së, deputet në Kuvendin e Kosovës dhe pjesë e Kabinetit të Kryeministrit Hoti. Aktualisht është Kryetar i nëndegës së LDK-së në Bajram Curri, duke punuar për forcimin e strukturave dhe afrimin e qytetarëve me vizionin e partisë. Me studime në Administratë Publike, Kadriaj njihet për angazhimin ndaj të rinjve, vizionin për zhvillimin e Prizrenit dhe përpjekjet për një Kosovë demokratike, transparente dhe me institucione të forta.