Miranda Kukaj – prizreni-web
Loading...

Miranda Kukaj

Miranda Kukaj, e lindur më 5 qershor 2000 në Prizren, ka përfunduar shkollën e mesme juridike “Ymer Prizreni” dhe Fakultetin Juridik “Ukshin Hoti”. Ka përvojë pune si agjente shitjesh dhe në ofrimin e shërbimeve financiare, ku ka fituar aftësi të rëndësishme në komunikim, menaxhim dhe ndihmë ndaj klientëve. Energjia rinore dhe përgatitja profesionale e kanë shtyrë të angazhohet edhe në jetën publike. Aktualisht është kandidate për Asamblenë Komunale të Prizrenit nga radhët e LDK-së, me synim t’u shërbejë qytetarëve me përkushtim, transparencë dhe vizion për një të ardhme më të drejtë dhe më të zhvilluar për komunën.