Melarda Berisha – prizreni-web
Loading...

Melarda Berisha

Melarda Berisha, e lindur dhe rritur në Prizren, ka përfunduar gjimnazin “Gjon Buzuku” dhe më pas studimet në Fakultetin e Jurisprudencës në Universitetin “Ukshin Hoti.” Që nga viti 2016 ka ndërtuar një karrierë të qëndrueshme në sektorin privat, duke u avancuar në pozita menaxheriale që i kanë zhvilluar aftësitë profesionale dhe personale. Në vitin 2025 u angazhua edhe në politikë, duke kandiduar për Asamblenë Komunale të Prizrenit nga radhët e LDK-së. Ajo mbështetet në vlera të forta, ku besnikëria është parimi udhëheqës në jetën dhe angazhimet e saj.