Marin (Pjetër) Përgjoka – prizreni-web
Loading...

Marin (Pjetër) Përgjoka

Marin (Pjetër) Përgjoka, i lindur më 06.12.1979 në Prizren, ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik dhe Shkencat Politike. Për shumë vite ka punuar si bashkëpunëtor juridik në fushën e drejtësisë, ndërsa në fushën politike është duke kandiduar për herë të dytë për t’u rizgjedhur si Anëtar i Kuvendit Komunal në Prizren. Për tre mandate ka shërbyer si anëtar i Këshillit për Zonën Historike të Qytetit të Prizrenit. Hobi i tij është bletaria, të cilën e ushtron në fshatin e prejardhjes, Velezhë, ku ka një kopsht të vogël bletësh. Është i martuar dhe baba i dy vajzave.