Kujtesa Kabashi – Shatri – prizreni-web
Loading...

Kujtesa Kabashi – Shatri

Kujtesa Kabashi-Shatri, e lindur më 7 korrik 1986 në Gjonaj-Prizren, ka përfunduar shkollimin fillor e të mesëm në vendlindje dhe studimet universitare e master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Karrierën politike e nisi në vitin 2017, kur u zgjodh për herë të parë anëtare e Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mandat që e ka vazhduar edhe pas rizgjedhjes në vitin 2021. Aktualisht ushtron detyrën e administratores në SHFMU “Haziz Tola” në Prizren dhe është kandidate për mandatin e saj të tretë në Kuvendin Komunal.