Islam Bajrami – prizreni-web
Loading...

Islam Bajrami

Islam Bajrami, i lindur më 17 shtator 1963 në Piranë-Prizren, është arsimtar dhe veprimtar me përvojë të gjatë në arsim dhe shoqëri. Ka studiuar Histori dhe Edukatë Qytetare në Universitetin e Prishtinës e të Prizrenit “Ukshin Hoti”, si dhe ka përfunduar masterin në Histori në Universitetin e Tiranës. Prej vitit 1995 punon si mësues i historisë, duke drejtuar për vite me radhë SHFMU “Lidhja e Prizrenit” dhe Gjimnazin “Remzi Ademaj”. Është autor i librit “Shekulli i Shkollës Lidhja e Prizrenit” dhe ka kontribuar në ngritjen e cilësisë së arsimit. Aktiv në LDK që nga viti 1990, ka mbajtur pozita drejtuese si kryetar i Forumit Rinor, anëtar i Kryesisë së Degës dhe i komisioneve për arsim. Sot angazhohet si kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit.