Ibrahim Rama
Ibrahim Rama, i lindur më 01.12.2004 në Prizren dhe banues në Mushnikovë, ka përfunduar shkollimin fillor e të mesëm në vendlindje, ku u dallua në gara komunale dhe nacionale të fesë islame. Ai është angazhuar herët në aktivitete arsimore, shkencore dhe trajnime në fushën e psikologjisë e mendimit të lirë, duke marrë pjesë edhe në konferenca shkencore. Aktualisht është student i dalluar në Universitetin Shtetëror të Tetovës në drejtimin Biokimi, ku zhvillon punë kërkimore pranë Institutit Biokimik dhe synon studime master në gjenetikë. Tradita familjare dhe rruga e gjyshit të tij, si përfaqësues i hershëm i LDK-së në Zhupë, e kanë frymëzuar që të jetë i përkushtuar në jetën politike e shoqërore.
