Ganimete Kurtaj
Ganimete Kurtaj, e lindur më 6 shtator 1981 në Prizren, vjen nga një familje e përkushtuar ndaj shërbimit dhe humanizmit. Babai i saj, Shukri Kurtaj nga Zhurri, ishte zjarrfikës, ndërsa nëna, Vasije Hoxhaj Kurtaj nga Vlashnja, rrjedh nga një familje me tradita humanitare. Ajo përfundoi shkollën fillore në “Emin Duraku” dhe të mesmen në “Luciano Motroni” në Prizren, duke u kualifikuar si infermiere e licencuar. Prej vitit 2007 punon me përkushtim si infermiere dhe teknike farmacie, duke shërbyer me profesionalizëm komunitetin e saj. Në jetën private është e martuar me Shqiprim Himadunën, të diplomuar në Teknologji Informacioni, dhe së bashku kanë një vajzë, Rronën, 8-vjeçare.
