Fjolla Berisha Dorambari – prizreni-web
Loading...

Fjolla Berisha Dorambari

Fjolla Berisha Dorambari, e lindur më 14 qershor 1990 në Prizren, ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Kolegjin AAB, drejtimi Komunikim Masiv – Gazetari. Ajo ka përvojë profesionale në Radio Televizionin e Kosovës dhe TV Besa në Prizren, kryesisht në raportime politike. Përmes punës së saj ka fituar njohuri të thella mbi nevojat e qytetarëve dhe funksionimin e institucioneve lokale. Angazhimi i saj në politikë dhe kandidimi për asamble është një mundësi për të kontribuar në zhvillimin e qytetit ku është lindur e rritur, duke sjellë energji të re dhe përkushtim për transparencë e përfaqësim të drejtë. Fjolla është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.