Filis Kiseri – Vata – prizreni-web
Loading...

Filis Kiseri – Vata

Filis Kiseri – Vata ka mbi 13 vite përvojë në turizëm, një dekadë si drejtuese në industrinë e kozmetikës dhe më shumë se 10 vite në marketing, ku ka dëshmuar aftësi të forta në udhëheqje dhe rezultate konkrete. E diplomuar në Nutricion, nënë e tre fëmijëve dhe e martuar me Edisin, ajo ka arritur të balancojë me sukses familjen dhe karrierën, duke ruajtur gjithmonë ndjeshmërinë ndaj komunitetit. Pas një karriere të gjatë dhe arritjeve në sektorin privat, ajo ka zgjedhur t’i përkushtohet jetës publike si pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me vizionin për një Prizren më të drejtë, më të zhvilluar dhe më pranë qytetarëve.