Fejzë Kabashi – prizreni-web
Loading...

Fejzë Kabashi

Fejzë (Tahir) Kabashi u lind më 18 mars 1978 në fshatin Kabash të Hasit, komuna e Prizrenit. Shkollën e mesme të mjekësisë e përfundoi në Gjakovë, ndërsa studimet i vazhdoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Stomatologji. Qysh si student u dallua për angazhimin e tij, duke themeluar Organizatën e Re Studentore (ORS-UP), që solli pluralizmin në organizimin studentor dhe u bë pararendëse e Parlamentit Studentor. Nga viti 2011 ushtron profesionin e doktorit të stomatologjisë në ordinancën e tij private në Romajë. Është aktiv në LDK që nga viti 2006, ku ka mbajtur funksione udhëheqëse, ndërsa nga janari 2018 deri në qershor 2020 ka shërbyer si Drejtor i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale