Fatmira Dedari
Fatmira Dedari, e lindur më 23 korrik 1981 në Dragash, ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm në vendlindje, ndërsa studimet universitare në Universitetin “Ukshin Hoti” në programin parashkollor. Në moshën 17-vjeçare iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sot gëzon statusin e veteranës së UÇK-së, duke u vlerësuar për guximin dhe përkushtimin e treguar në periudha vendimtare për lirinë e vendit. Ajo vjen nga një familje me traditë të thellë përkrahëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe frymës rugoviane, gjë që ka ndikuar edhe në formimin e saj politik e shoqëror. Fatmira është nënë e dy fëmijëve, Puhiza dhe Perlat, të cilët përbëjnë motivimin e saj më të madh për t’u angazhuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.
