Bajram Kastrati – prizreni-web
Loading...

Bajram Kastrati

Bajram Kastrati, i lindur më 01.01.1981 në Zatriq të Rahovecit dhe banues në lagjen Arbane të Prizrenit, është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ka përfunduar Fakultetin Juridik në drejtimin Kriminalistik dhe ka përvojë në menaxhim e biznes, duke drejtuar një biznes familjar dhe ushtruar pozita të ndryshme në sektorin privat. Në karrierën politike ka shërbyer si zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa aktualisht është anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit. Për angazhimin e tij qytetar është vlerësuar gjerësisht dhe tani synon mandatin e dytë në Asamblenë Komunale.