Astrit Temaj – prizreni-web
Loading...

Astrit Temaj

Astrit Temaj (6 prill 1996), inxhinier ndërtimi nga Prizreni, udhëheq degën e dyerve dhe dritareve në biznesin familjar Temaj Construction, duke sjellë teknologji moderne dhe bashkëpunime me partnerë evropian. I angazhuar në komunitetin e lagjes Arbana, ai ka ringjallur Klubin Sportiv Arbana dhe promovon sportin për të rinjtë. Aktualisht është Kryetar i Forumit Rinor të LDK-së në Prizren dhe Kryetar i nëndegës së Arbanës. I martuar me Bleona Temaj dhe baba i vajzës Poema, Astriti synon të përfaqësojë qytetin me transparencë, zhvillim dhe mbështetje për rininë.