Arlinda Krasniqi – prizreni-web
Loading...

Arlinda Krasniqi

Arlinda Krasniqi, e lindur në Prizren më 25 mars 1985, është nënë e tre fëmijëve dhe me profesion mësimdhënëse. Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Prizrenit, ajo ka ndërtuar një karrierë të përkushtuar në arsim, duke kontribuar vazhdimisht në edukimin e brezave të rinj. Përvoja e saj profesionale i ka dhënë vlera të forta të përgjegjësisë, korrektësisë dhe angazhimit në komunitet. Si kandidate për Asamblenë Komunale, synon të jetë zëri i qytetarëve dhe të punojë për një arsim më cilësor, zhvillim të qëndrueshëm dhe një shoqëri më të drejtë për të gjithë.