Ardit Hoxhaj
Ardit Hoxhaj, kandidat për Kuvendin Komunal në Prizren, ka përfunduar shkollën fillore në fshatin Vlashnje dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren. Gjatë viteve të gjimnazit u angazhua në Forumin Rinor të LDK-së, duke e bërë politikën udhërrëfyes edhe për studimet e tij në Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Përveç angazhimit politik, ka marrë pjesë në organizata të ndryshme joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare, si dhe ka përvojë në gazetari. Kandidimi i tij nga radhët e LDK-së është njëkohësisht privilegj dhe përgjegjësi, me synimin për të përfaqësuar qytetarët e Prizrenit në mënyrë dinjitoze dhe për të qenë zëri i tyre në vendimmarrje.
