Arben Hoxha – prizreni-web
Loading...

Arben Hoxha

Arben Hoxha, i lindur dhe rritur në Prizren, ka përfunduar studimet bachelor në drejtimin Kriminalistik dhe aktualisht ndjek studimet master në Administrim Biznesi në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”. Nga viti 2012 deri në vitin 2017 ka qenë i angazhuar në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) në programin e Qeverisjes Lokale dhe Pjesëmarrjes Qytetare, duke kontribuar në monitorim, avokim, mobilizim qytetar dhe hartim politikash publike me synim rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje. Paralelisht ka qenë dhe vazhdon të jetë i angazhuar në sektorin privat si pjesë e biznesit familjar. Ka kryer shkollën fillore “Abdyl Frashëri” dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, si dhe ka marrë disa certifikime profesionale nga BSC-Kosova dhe USAID.