Albana Thaqi-Salihi
Albana Thaqi-Salihi, e lindur më 29 shtator 1987 në Prizren, vjen nga një familje intelektuale me traditë të gjatë në arsim, pasi të dy prindërit e saj, Vehbi dhe Zojë Thaqi, janë veteranë të arsimit me mbi katër dekada kontribut. E frymëzuar nga prindërit, ajo përfundoi studimet në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës, ku në vitin 2010 diplomoi me sukses të lartë në drejtimin Kimi-Fizikë, së bashku me motrën e saj binjake. Edhe pse nuk ka pasur mundësi të angazhohet në shkollat publike, ajo ka përvojë disa vjeçare në mësimdhënie në institucione private elitare në Prizren. Albana është e martuar me Arben Salihin dhe janë prindër të dy djemve, Lorikut dhe Leonit, si dhe jeton me familjen në Prizren.
