Albana Kastrati Burri
Albana Kastrati Burri, e lindur në Bruksel dhe e rritur në Prizren, është 26 vjeç, e martuar dhe nënë e dy vajzave. Shkollën e mesme e përfundoi në Mehmet Akif College, ku u dallua në gara shkencore e kulturore duke fituar medalje të arta dhe përfaqësoi Kosovën me këngë në Olimpiadën Ndërkombëtare në Kirgistan. Studimet universitare dhe masterin i mbaroi në Fakultetin Juridik – drejtimi Penal në UBT, ku ishte edhe kryetare e grupit të studentëve. Përvoja e saj profesionale filloi si Komisionere në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, ndërsa aktualisht punon si Zyrtare Ligjore në sektorin e hotelerisë. Me përkushtim për të kontribuar në zhvillimin e qytetit, ajo kandidon për Asamblenë Komunale nga radhët e LDK-së, duke besuar se Prizreni duhet të ecë përtej interesave personale, drejt një të ardhmeje më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.
