Ajlin Shishko
Ajlin Shishko, e lindur dhe banore në Prizren, është arkitekte me nivel Master në drejtimin e Arkitekturës dhe drejtuese e studios së saj Forma Design, ku zhvillon projekte me pasion e profesionalizëm. Përveç arkitekturës, ajo kultivon edhe artin e pikturës si shprehje të kreativitetit dhe shpirtit të saj. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishte kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Me përkushtim ndaj profesionit, dashuri për artin dhe dëshirë për t’i shërbyer shoqërisë, synon të kontribuojë në zhvillimin kulturor dhe urban të Prizrenit.
